Ja kur do të betohet qeveria e re “Rama 3” para Presidentit të Republikës

Shpërndaje

Të shtunën, kryeministri Edi Rama dhe kabineti i ri qeveritar do të betohen te presidenti Ilir Meta.

Ceremonia e betimit do të nisë në orën 10:00, në ambientet e Presidencë, ku do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3”.

Në këtë mandat të tretë, Edi Rama ka zgjedhur të shpallë dy prioritete: betejën kundër koronavirusit, duke premtuar se vitin e ardhshëm do të këtë vaksina për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen dhe beteja për rindërtimin pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019.

Kabineti i ri qeveritar mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.