Ja sa persona janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Gjithsej 1.212.339 persona, 378.033 familje dhe 516.787 banesa janë regjistruar deri në ora 20 të ditës së djeshme, njoftoi sot Enti Shtetërore i Statistikave.

Mundësia për vetregjistrim të personave jashtë vendit, nga ana tjetër, është përdorur deri më tani nga 193.982 persona.

Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë të Veriut, i cili filloi zyrtarisht më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.