Kosova ia del! Mund Gjeorgjinë dhe merr 3 pikët e para në aventurën e saj në eliminatoret e Botërorit

Shpërndaje

Kosova ia ka dalë të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në aventurën e saj në eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm. Dardanët mundën Gjeorgjinë me shifrat minimale 0-1.

Ishte një ndeshje që nisi me ekuilibër, por cilësia e sulmit dardan bëri diferencën. Në minutën e 18 Vedat Muriqi detyroi Khocholavan të shënojë autogol, pas presingut për të mbërritur atë krosim.

Ky gol do vendoste edhe destinacionin e tri pikëve të kësaj ndeshje, me Kosovën, që kthehet te ditët e mira, pas një periudhe të vështirë, të nisur që nga eliminimi nga Maqedonia në Play-Off për Euro 2020.