KSHZ: Në mesnatë afati i fundit për kandidaturat

Shpërndaje

Mesnatën mes të shtunës dhe të dieles skadon afati kur subjektet politike, kualicionet dhe kandidatët e pavarur do të duhet ti dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të këshilltarë Komunal për zgjedhjet lokale të cilat janë caktuar për më 17 tetorë.

Këto listat duhet të dorëzohen deri tek Komisionet Komunale Zgjedhore. Por sikurse edhe në rastet tjera shumica e partive politike presin afatin e fundit, apo pak minuta para orës 24.
Pas dorëzimit të listave KSHZ bënë kontrollin e tyre, nëse ka lëshime një listë e caktuar, jepet afati I caktuar për korigjim, dhe pas të cilës listat vërtetohen dhe krejt në fund hidhet edhe shorti I numrave të cilat subjektet do ti kene në zgjedhje.

“Pikërishtë sonte në ora 24 skadon afati kur duhët të dorëzohen listat e pjesmarësve në zgjedhje për Kryetar të Komunave dhe listën e Këshilltarëve Komunal. Deri në këto momente në plotë 28 komuna janëdorëzuar listat e kandidatëve, ndërsa për këshilltarë komunal lista kemi pranuar në 42 komuna. Që nga momenti I pranimit të listës nga ana e Këshillit Komunal në afat prej 24 orëve listat duhet të kontrollohen, pra respektivishtë Këshilli Komunal drejtohet deri tek organet kompetente për të marrë hollësi rreth kandidatëve, respektivishtë ndaj të njejtit kandidat a është ngritë ndonjë dënimë gjyqësor, dhe më pas 24 pasi të meret ky informacion verifikohet lista, por nëse ka lëshime lista I jepet afat prej 48 orëve që të njejtat të menjanohen, më pastaj vije hapja e llogarisë bankare e kështu me radhë”, theksojnë nga KShZ.

Pjesmarësit në zgjedhje tanimë po thuajse I kanë zbardhur emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, disa kanë zyrtarizuar kualicionet, ndërsa një pjes prej tyre kanë shprehur gadishmërin për tu ndihmuar në komunat e caktuara, ndërsa disa të tjerë do të garojnë të vetëm.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë si e vetme do të ketë kandidatë në 69 komuna nga 84 gjithsej, dhe lista për këshilltarë në të gjitha 84 komunat, ndërsa në ato komuna ku nuk kanë kandidatë të tyre për kryetar të Komunave do ti përkrahin kandidatët e partnerëve të kualicionit BDI, PDSH dhe BESA. Nga ana tjetër VMRO – DPMNE kanë konfirmuar bashkëpunimin me opozitën shqiptare AAA dhe ASH.