Kurti takon presidentin slloven, e falënderon për mbështetjen në rrugën drejt integrimit euro-atlantik

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Slloveni ku po merr pjesë në Forumin Strategjik që po mbahet në Bled.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti ka takuar edhe presidentin slloven Borut Pahor, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e tij për Kosovën dhe rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.

“Në margjinat e Forumit Strategjik në Bled, kisha mundësinë të takoja edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, dhe t’i shpreh mirënjohjen për mbështetjen e tij për Kosovën dhe rrugën tonë drejt integrimit euro-atlantik. Presidenca sllovene e Këshillit të BE -së do të kontribuojë në forcimin e qëndrueshmërisë të WB6”, ka shkruar Kurti.