Lëvizja BESA shkon në zgjedhje me slloganin “ME KA KREJT”

Shpërndaje

Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të paraqitet me slloganin ME KA KREJT.

Shefi i shtabit të kësaj partie Arjanit Hoxha këtë e ka komunikuar gjatë Kuvendit të Degës së Çairit. “Do ishte e udhës ta shpalos slloganin ne Tetovë por pasi që sot u konfirmua edhe kandidatura e Kastriot a dihet se kemi kandidat kryetarin per Tetove dhe Fadilin per Gostivar e kam patjeter te tregoj se sllogani jone eshte “me ka krejt” sepse kesaj fushate i kemi hyre me ka krejt” ka thënë Hoxha.

Lëvizja BESA në këto zgjedhje ka vënë krejt kapacitetin e saj, duke garuar me strukturën më të lartë.

Lideri i partisë Bilall Kasami kandidon për të parin e Tetovës, nënkryetari Fadil Zendeli në Gostivar, ndërsa nënkryetari tjetër Kastriot Rexhepi do të sfidoj Çairin.

Me këtë vërehet se për BESËN këta zgjedhje kanë të rëndësi të veçantë.