Lëvizja Besa zyrtarizoi kandidaturën e Fadil Zendelit për Komunën e Gostivarit

Shpërndaje

Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e profesor Fadil Zendelit për kryetar të Komunës së Gostivarit.

Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Arjanit Hoxha, nënkryetarëve të partisë, Fadil Zendeli dhe Abdush Demiri, sonte u mbajt Kuvendi themelues i degës së Gostivarit.

Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Arben Ademin dhe kryesinë e degës. Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet deputeti i zonës, profesori Fadil Zendeli.

Postimi nga LB:

KOMUNIKATË

Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Arjanit Hoxha, anëtarit të kryesisë qendrore, Arafat Shabani sonte u mbajt Kuvendi themelues i degës së Gostivarit. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Arben Ademin dhe kryesinë e degës.

Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit zgjidhet deputeti dhe nënkryetari Fadil Zendeli.

Lëvizja BESA

03.09.2021