Merkel në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Shpërndaje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u prit me ceremoni zyrtare, në Pallatin e Brigadave, nga Kryeministri Rama.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në programin e kancelares gjermane është edhe takimi me krerët e qeverive të Bosnjë- Herzegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në fokus të vizitës së kancelares Merkel në Tiranë do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në mbyllje të vizitës disaorëshe në Tiranë kancelarja gjermane Merkel do të japë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama.