Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Katarit diskutojnë zhvillimet në Afganistan

Shpërndaje

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Katarit diskutuan mbi situatën në Afganistan dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një takimi me homologun e tij të Katarit në Ankara, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu në Twitter tha: “Fillova ditën duke diskutuar zhvillimet në Afganistan dhe marrëdhëniet tona dypalëshe me vëllain tim Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ministër i Jashtëm i Katarit”.

Vetëm disa javë pas kapjes së kryeqytetit Kabul, talebanët të martën njoftuan një “qeveri të përkohshme” në Afganistan që do të udhëhiqet nga mulla Mohammad Hasan Akhund.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, njoftoi kabinetin e shumëpritur prej 33 anëtarësh një ditë pasi talebanët thanë se kanë marrë kontrollin e plotë të vendit.

Thuhet se ekipet e Katarit dhe Turqisë po punojnë së bashku për të filluar operacionet në aeroportin e Kabulit.​​​​​​​