Ministria e Shëndetësisë: Spitali modular në Tetovë, i ndërtuar sipas të gjitha standardeve

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë komunikon se Spitali modular në Tetovë ka qenë i ndërtuar sipas të gjitha standardeve dhe procedurave. Sipas këtij institucioni, të 19 spitalet modulare për Covid në vend janë ndërtesa tipike të ndërtuara sipas standardeve më të larta mjekësore dhe të sigurisë.

“Qendrat modulare të COVID -it, përfshirë spitalin në Tetovë, janë të hapura pas kontrolleve teknike. Gjatë ndërtimit të të gjitha spitaleve modulare, materialet e përdorura janë të certifikuara. Ministria e Shëndetësisë informon se qendra e COVID -it në Tetovë është projektuar me tre hyrje, korridoret janë të gjera 2.4 metra dhe parmakët e dritareve janë të ulëta për raste evakuimi. Në objekt nuk është përdorur dru dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm për mbrojtje u respektuan”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga MSH thonë se spitali i posedon të gjithë certifikatat për mbrojtje nga fatkeqësitë dhe dokumentacioni do t’u shpërndahet sot mediave.

“Gjatë lëshimit në përdorim, u bë një pranim i rregullt teknik. Gjatë ndërtimit ka procesverbale të rregullta të dokumentuara për vërejtje teknike të parëndësishme, silikonim i lajsnave në dysheme, nivelizim i sifonit në tualet, vazhdim i ulluqeve, etj. Për këto kërkesa është vepruar dhe janë sanuar para lëshimit në përdorim dhe hospitalizimit të pacientëve”, thuhet në njoftim.
Më tej ministria kërkon të mos spekulohet me informacione për mangësi gjatë ndërtimit.

“Të gjitha aspektet e çështjes duhet t’i nënshtrohen një hetimi të plotë dhe të shpejtë dhe sigurisht të ketë përgjegjësi nëse hetimi e tregon këtë”, thonë nga ministria.