Nëse BESA shkon “Me ka krejt” pse s’japin dorëheqje nga posti i deputetit, Kasami, Zendeli dhe Rexhepi?!

Shpërndaje

Unë deputet, unë kandidat për kryetar komune. Me një fjalë “Me ka krejt”. Ky ozurpim postesh e funksionesh vazhdon të mbajë partitë shqiptare të lidhur ngushtë një grup njerëzish në kierarkinë e lartë që vendosin gjithçka për vete.

Të tjerët duhet të bëjnë lojën dytësore në terrenin e vështirë të politikës. Si shumë parti tjera, as BESA në këto zgjedhje nuk po çlirohet nga ky “kolonializim” i disa krerëve të lartë që edhe janë në pushtet dhe me ka krejt luftojnë kundër pushtetit dhe opozitës, poashtu edhe ata që kandidojnë si kryetar komunash, nuk lëshojnë postet aktuale në qeveri.

Kryetari Bilall Kasami, poashtu si Zendeli e Rexhepi nuk kanë konfirmuar gjë për një dorëheqje nga posti i deputetit por paralelisht ata do provojnë fitoren në Tetovë, Gostivar e Çair.

BESA është në Qeveri por jo me partitë që qeveris. Krerët e lartë duket se nuk rrezikojnë që të humbin postin prej deputeti sepse me kaq shumë parti në zgjedhje që kanë koalicione, mundësia e fitores së tyre bëhet gjithnjë më e vështirë madje edhe e pabesueshme.

Në përballje me të mëdhenjtë rreziku të humbësh çdo gjë është më real se kurrë. Krerët e Besës duket se e dijnë se të humbësh diçka nuk është e njëjtë se të humbësh gjithçka, sidomos në betejën mes të mëdhenjve disa prej të cilëve i ka në bashkëqeverisje./TetovaSot/