Një minutë heshtje për të kujtuar 14 viktimat: Qoftë e fundit për Tetovën

Shpërndaje

Në Tetovë është mbajtur marshi paqësor për të kujtuar 14 viktimat e zjarrit tragjik që shkrumboi Qendrën Kovid mbrëmjen e 8 shtatorit.

Marshi që filloi nga Sheshi Ilira, përfundoi para Qendrës Kovid të shkrumbuar, nuk u shënua me asnjë brohoritje. Ishte i qetë.

Pasi arritën në Qendrën Kovid, marshuesit dëshiruan t’u afrohen dhomave ku pacientët e sëmurë me Covid, humbën jetën nga zjarri. Por, u ndaluan nga policia.

Aty u ulën për një minutë në heshtje duke kujtuar se është ditë zie.

“Ishallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”, u lutën marshuesit, transmeton TV21.

Nga zjarri, përveç 14 viktimave, të lënduar mbetën edhe 12 persona.