Pamje: Shtirej sikur po e rregullonte veturën, sulmuesi vret një burrë me disa të shtëna në kokë

Shpërndaje

Policia e Nju Jorkut ka publikuar një video të kamerave të sigurisë të enjten, ku shihet i dyshuari që pretendon se po rregullonte një veturë para se t’i shkonte nga pas një burri dhe ta vr*iste atë me disa të shtëna në kokë.

Viktima, 46-vjeçari Jermaine Dixon, ishte duke ecur rrugës të hënën në mëngjes dhe e hapi derën e veturës, kur i dyshuari filloi të vraponte pas tij. Disa sekonda më pas, i ar*matosuri e qëllon disa herë burrin nga afër. Dixon u shpall i vde*kur në vendin e ngjarjes.

Policia e Nju Jorkut tha se i dyshuari kishte kapelë të zezë, maskë në fytyrë dhe rroba të zeza dhe është arratisur nga vendi i krimit me një veturë të bardhë të prodhuesit Nissan, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet po zhvillojnë hetime edhe për të zbuluar nëse i dyshuari kishte të veshur rroba që zakonisht përdoren nga një sekt i hebrenjve.