Pamje të reja amatore nga zjarri që shkrumboi spitalin modular në Tetovë

Shpërndaje

Televizioni Alsat ka siguruar pamje amatore të papublikuara deri tani nga zjarri në spitalin modular në Tetovë. Në këto pamje shihen momente të dy shpërthimeve gjatë djegies së objektit. Videot në fjalë tregojnë momentin e mbërritjes në vendngjarje të makinës së parë të zjarrfikësve dhe si ata pavarësisht përpjekjeve, nuk kishin asnjë mundësi kundrejt zjarrit. Problem shtesë për zjarrfikësit ishte edhe rruga e bllokuar nga disa makina.