Paralajmërohen vërshime ne Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov, sonte në “Click Plus” në “TV21″ njoftoi se brenda një muaji do të ketë përmbytje të mëdha, sipas vlerësimeve.

“Së bashku me njerëzit nga vlerësimi i rrezikut dhe rrezikimi, arritëm në përfundimin se përmbytjet do të vijnë në Maqedoni brenda disa javësh, ndoshta mbas një muaji, sepse është e zakonshme që thatësira të tilla të kenë përmbytje, statistikisht.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë. Prandaj tani po i paralajmëroj kryetarët e komunave që të pastrojnë kanalet.

Para zjarreve, unë paralajmërova kryetarët e komunave se ata mund të mbështeteshin vetëm në dy helikopterë në rast zjarri. Ky është realiteti”, tha Angellov.