Penadrovski: Hetim të shpejtë për zjarrin në Tetovë, të dëshmojmë se jemi shtet

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski pas vizitës që i bëri spitalit të shkrumbuar në Tetovë tha se prokurori që udhëheq hetimet ka urdhëruar që brenda pesë ditëve të gjithë prokurorët tjerë të përgatisin raport brenda pesë ditëve, shkruan Alsat. Pendarovski tha se hetimet nuk duhet të zgjasin dhe se qytetarët meritojnë përgjigje të shpejtë dhe profesionale.

“Nuk mund të lejojmë që hetimi të zgjat me muaj. Publiku maqedonas meriton përgjigje profesionale, të shpejtë dhe thelbësore pa asnjë pauzë në hetim. Me qenë se diçka zvarritet me vite me vite, tek njeriu i thjeshtë ngjall dyshime që ndoshta diçka nuk është e pastër këtu”, tha Pendarovski.

“Festuam 30-vjetorin e pavarësisë, pikërisht në këto raste duhet të dëshmojmë që e meritojmë dhe që jemi shtet me të gjitha nishanet”, pohoi Pendarovski.