Për dy ditë janë vaksinuar mbi 22 mijë qytetarë

Shpërndaje

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Janë aplikuar gjithsej 1.435.392 doza të vaksinës, ndërsa 667.739 qytetarë janë rivaksinuar. Ditën e mërkurë dhe dje janë vaksinuar gjithsej 22.581 qytetarë.

Dozën e parë të vaksinës ditën e mërkurë dhe dje e kanë marrë 3.407 qytetarë. 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.