Pse u lejuan dasmat gjatë verës? Zaev: Aspekti Sociologjik dhe ekonomi është i rëndësishëm

Shpërndaje

Gjithmonë i kemi dëgjuar ekspertët, kështu u përgjigj fillimisht kryeministri Zoran Zaev në pyetjen se pse autoritete lejuan organizimin e dasmave gjatë verës, me çka u përshpejtua vala e katërt e Covid-19. Zaev theksoi se është me rëndësi zhvillimi sociologjik dhe ekonomik i qytetarëve.Në momentin kur u ulën numrat, dhe ra infektimi gjatë pandemisë, atëherë u lejuan dasmat dhe ahengjet tjera. Zhvillimi socio-psikologjik është gjithashtu punë me rëndësi, rrjedhat ekonomike gjithashtu janë të rëndësishme, aspekti shëndetësor është më i rëndësishmi”, tha mes tjerash Zaev.