Rama bën për “ujë të ftohtë” socialistët: Jemi bërë si klub çakenjsh! (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer aspak kritikat as për strukturat organizative të PS për mos afrimin e figurave të reja, duke rënë pjesë e korrupsionit.

Rama tha se për shkak të justifikimeve, në PS nuk janë afruar figura të reja, duke bërë që politika shqiptare të duket si një “klub çakenjsh”.

“Në sytë e publikut, të rinjve iu duket si klub çakenjsh. Partia nuk mund të zgjohet kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mbahet gjallë si moçal interesash në rrethet e të privilegjuarve dhe e vërteta e hidhur se pavarësisht dallimeve me rivalët tanë, pasqyra e partive tona, në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 1936’, ku kemi një tufë me drejtora…”-tha ndër të tjera Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Rezultatet jo në lartësinë e duhur janë justifikuar njësoj, duke thënë jo po nuk është kollaj të mos gjesh njerëz të rinj, jo po të mos prishim ekuilibrat se janë zgjedhjet, jo po na mërziten ata poshtë dhe nuk afrohen për zgjedhje, jo po nuk afrohen njerëzit po nuk u dhe punë shteti, jo po rinia është indiferente, jo po statuti, jo po udhëzimi jo po duam mbështetje nga lart, jo po ç’deshi ai te zona ime, jo po se desha atë të vinte te lagjia ime, jo po ajo pi kafe te lokali i PD, jo po ajo ja ka lënë lokalin LSI.

Një parti politike dhe gjykimi i saj nga publiku dhe kthimi në një komunitet vlerash është si të pajtohesh me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz. I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit të gjendrave malinje sepse krijohen ngaqë shtyhet kura e duhur me justifikimin “nuk është ky momenti, më vonë”. Kjo shtyrje e pafundme e përballjes e një kapitali të çmuar si PS, varfëron demokracinë duke e bërë politikën dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq, ngjajmë me një cirk pelivanësh. Në sytë e publikut, të rinjve iu duket si klub çakenjsh.

Partia nuk mund të zgjohet kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mbahet gjallë si moçal interesash në rrethet e të privilegjuarve dhe e vërteta e hidhur se pavarësisht dallimeve me rivalët tanë, pasqyra e partive tona, në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 1936’, ku kemi një tufë me drejtora.

Nëse duam një parti të rifitojë përsëri besimin e shqiptarëve, shembëlltyre e asaj parie kapardisur nëpër rrugë e nëpër kafene, duhet zhdukur nga sytë e popullit. Nëse duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë dhe nëse duam që Shqipëria e kësaj periudhe të historisë që ne kemi fatin ta shkruajmë pas 2 zgjedhjesh të jetë ngjitur në majë. /albeu.com/