Rama: Zjarrëvësit meritojnë të kalben pas hekurave

Shpërndaje

Nga Baza Ajrore e Farkës, kryeminitri Rdi Rama ka folur për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se zjarrëvënsit duhet të kalben në burg dhe u kërkoi gjykatësve të mëndojnë për fëmijët e tyre para se të marrin vendimin për ta.

“Nuk dua të zgjatem më tutje, një pjesë e madhe e vatrave të zjarrit, janë rezultat i rritjes së temperaturave kudo në botë, por në një pjesë të konsiderueshme janë rezultat i atyre që me një shkrepse dhe një shishe benzinë vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut, dhe hedhin në erë përkushtimin e shumë e shumë gjeneratave.

Më vjen mirë që policia e shtetit ka pasur një aktivitet intesiv, ka çuar pas hekurave një numër të madh barbarësh, që nuk meritojnë të jenë të lirë m,es qytetarëve të këtij vendi, meritojnë të kalben pas hekurave, shpresoj shumë që gjykatat të japin vendime të duhura, dhe gjykatësit të jenë në lartësinë e dhimbjes të kaq shumë burimeve të jetës së shkatërruara.

Këto nuk janë pasuria e askujt individualisht, ato janë thesari që ne kemi detyrimin ta shtojmë, gjykatësit duhet ta japin vendimin edhe për fëmijët e tyre. Këta kriminelë të shërbejnë për të dhënë një mësazh të qartë për ata që mund tiu ngjajnë kur të vijë vera e ardhshme. Për fat të mirë falë trupave janë shpëtuar shumë jetë, një tragjedi si ajo që pëmendëm me humbjen e dy prindërve, është shumë e madhe për fëmijët e tyre dhe jo e vogël për ne.

Por parafytyrimi se nuk të kishte pasur tragjedi të tjera e bën revoltën tonë shumë të madhe. Disa nga autoritetet vendore ku ka shkëlqyer me përkushtimin prefekti i Vlorës por jo vetëm, të gjithë duhet të ndjehen sot krenar për atë që kanë bërë, dhe unë nuk jam thjesht krenar por edhe i përulur, që ne na takon që të bëjmë shumë më tepër për të gjithë ju, të gjitha ato që iu duhen për ta bërë këtë punë patriotike dhe heroike me cilësinë më të lartë, dhe patjetër që të ndiheni gjithnjë e më mirë kur ktheheni te prindërit apo fëmijët tuaj”, tha Rama./albeu.com