Sela uron fillimvitin shkollor: Shkaku i koronës nuk mund të ndihemi të sigurt për fëmijët tanë

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar fillimvitin shkollor.

Ka shprehur shqetësimin e tij se për shkak të situatës me virusin korona, prindërit nuk mund të ndihen të sigurt për fëmijët e tyre gjatë kthimit në bankat shkollore.

“Të nderuar mësues dhe të dashur nxënës! Sot është dita e parë e shkollës me prani fizike pas gati dy vite mësimi online. Prindërit gjënë më të vlefshme pra fëmijën ua dorëzojnë në besim mësuesve! Mësuesi, për çdo nxënës, është si prind i dytë, pasi dashuria dhe përkushtimi i tyre është i madh dhe një pjesë të mirë të kohës, ata e kalojnë bashkë. Shkaku i pandemisë me virusin korona nuk mund të ndihemi të qetë dhe të sigurt për fëmijët tanë. Shkollat e Mesme të Tetovës dhe Gostivarit, mësimin e filluan online me shpresë që sa më shpejtë të bashkangjiten dhe ata. Nga ana tjetër ne sot shohim fytyra me buzëqeshje të ndritshme e të mbushura me jetë e shpresë! Urime shëndet, fat e mbarësi për të gjithë mësuesit dhe nxënësit!”, shkroi Sela në “Facebook”.