Të lënduarit nga zjarri në Tetovë, nisen drejt Shkupit

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se nga zjarri që kaploi Kovid-qendrën në Tetovë ka edhe viktima, dhe se për momentin po vërtetohet numri i personave që kanë humbur jetën, të lënduarit dhe gjendja e tyre.

Zjarri veçmë është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar që tu dalin në ndihmë të lënduarve. Disa prej tyre janë transportuar në Qendrën Klinike në Shkup, që t’ju ofrohet ndihma adekuate.