Universitetet hapin dyert për vaksinimin e pedagogëve dhe studentëve

Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaron se procesi i vaksinimit antiCOVID të pedagogëve dhe studentëve po kryhet edhe në të gjitha universitetet në vend. Ministrja ka publikuar foto nga procesi i vaksinimit.

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag”, shprehet Manastirliu.

Ministrja thekson se “me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”. Afro 730 mijë qytetarë janë sot plotësisht të vaksinuar me dy doza vaksine anticovid, teksa janë kryer 1,647,018 vaksinime në të gjithë vendin.