UT me telegram ngushëllimi për tragjedinë në spitalin modular për Covid në Tetovë

Shpërndaje

Universiteti i Tetovës ul flamujt në gjysmë shtizë pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular për Covid në Tetovë, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Telegram ngushëllimi

Në momente kaq të vështira, kaq tragjike, nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e madhe pas tragjedisë në spitalin modular për Covid në Tetovë.

Në emër të Universitetit të Tetovës u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, sikundër u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Solidarizohemi me familjet që i humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme.

Ngushëllime!

Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti