Vitia bën thirrje për vaksinim, Kosova aktualisht ka mbi 600 mijë vaksina të sigurta dhe efikase

Shpërndaje

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministri i Financave Hekuran Murati mbajnë konferencë për media.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që të caktojnë terminë dhe të vaksinohen.

Ai tha se Kosova aktualisht ka mbi 600 mijë vaksina të sigurta dhe efikase.

“Aktualisht kemi mbi 600 mijë vaksina të sigurta dhe efikase ju bëje thirrje qytetarëve që të caktojnë ternim dhe të vaksinohen. Nga nesër një person mund të caktojë terminë deri në 10 persona për familjar apo miq”, tha Vitia.