Von der Leyen javën e ardhshme në Shkup

Shpërndaje

Dy javë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Unioni po rrit presionin mbi Bullgarinë. E ardhmja evropiane e vendeve në rajon është fokusi i takimeve që komisioneri i zgjerimit të BE -së Oliver Varheyi që zhvilloi sot me udhëheqësit e shtetit bullgar.

“Unë fola me ministrin e Jashtëm bullgar Stoev për zgjerimin e BE -së dhe si ta përshpejtojmë atë në interes të Bashkimit dhe Ballkanit Perëndimor”, shkroi Varheji shkurt në Twitter.

Ministri Osmani thotë se këto vizita priten dhe do të intensifikohen në dy javët e ardhshme. Kreu i Komisionit Evropian, Von der Leyen, do të arrijë në Maqedoni më 28 shtator. Osmani theksoi se të dy vendet vazhdimisht komunikojnë dhe punojnë intensivisht për të gjetur një zgjidhje, përkundër faktit se Bullgaria ende nuk ka një qeveri politike.

Bashkimi Evropian për të lënë derën hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor tha sot nga Nju Jorku dhe kreu i shtetit.

Pendarovski deklaroi se ruajtja e perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian është shtytësi kryesor për reformat, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vetë anëtarësimi – kyç për të siguruar stabilitet afatgjatë, paqe dhe prosperitet në rajon.

Samiti BE-Ballkan Perëndimor që Sllovenia, si kryesuese aktuale e presidencës së BE-së, do të organizojë më 6 tetor, është një shans i ri për ta çuar vendin drejt integrimit evropian. Megjithatë, një pengesë në këtë rrugë janë zgjedhjet e përsëritura më 14 nëntor, në të cilat Bullgaria do të zgjedhë një përbërje parlamentare për herë të tretë.