Zaev: Në fund të dhjetorit presim datë për negociata me BE

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev shpreson që në fund të dhjetorit, respektivisht gjatë takimit të Këshillit për Çështjeve të Përgjithshme, të merret vendim pozitiv që vendi të merr datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, transmeton Alsat. Zaev thotë se shpreson që deri në muajin nëntor, Bullgaria të formojë qeveri politike dhe të zhbllokojë procesin integrues për Shkupin dhe Tiranën.

“Mbetet shpresa jonë se “fati i tretë” në Bullgari, para se gjithash për popullin bullgar, të formojnë qeveri politike, që të mundemi në fund të dhjetorit, kur do të mbahet Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Evropian , të merret vendim, në kohën e presidencës Sllovene”, tha mes tjerash Zaev.