Zarifja nga Tetova heroinë e ditëve tona, nuk iku nga zjarri, u dogj duke shpëtuar bashkëshortin!

Shpërndaje

Me dhimbje të madhe u dhamë lamtumirën e fundit dy bashkëvendasve tanë nga fsh.Bozovcë, çiftit Xhemal dhe Zarife Bilalli, të cilët e humbën jetën në tragjedinë e datës 08.09.2021 në spitalin modular të Tetovës i cili u përfshi nga zjarri.

Sa të jetojmë do t’i kujtojmë! – shkruan Bjeshkët e Sharrit në facebook.

Familja Bilalli nga fshati Bozovcë humbi dy anëtarë të familjes (burrë e grua) si pasojë e tragjedisë së ndodhur në Qendrën modulare të Klinikës së Tetovës për pacientët me Covid-19.

Është dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne, si shoqëri në tërësi.

Është dhimbje e madhe se humbëm njerëz, dhe këto humbje janë më të dhimbshme sepse janë tragjike.

Nuk ka fjalë për t’i përshkruar dhimbjet dhe shumë e vështirë për familjen për t’i kaluar ato.

Ngushëllime familjes Bilalli e Zoti u dhashtë forcën ! – shkruan Fatlind Selmani në facebook.

Sot me pikellim te thelle vendlindja jone fsh.Bozovce percolli per banesen e fundit dy bashkevendas e saj nga zjari i tmershem qe perfshiju spitalin e Tetoves, lutemi per ta deri ne qyelle qe ti bashkoj Zoti gjithesis ne parajs boten tjeter ashtu si ishin te bashkuar kete bote bure dhe grua #XhemalZarifeBilalli. Buri i cili kishte qene i infektuar me covid-19 dhe qendrondet i shtrire ne spital ngase nuk kishte se kush ta ndihmonte qendroje gruaja e tij pran deri sa shpertheu zjari zi kurse ajo tentoj per ta shpetuar mirpo nuk mundi deri sa dogji dhe veten – shkruan Hesat Rushani në facebook.