Spasovski: Kemi marrë të gjitha masat për parandalimin e Koronavirusit, nuk është e sigurt se shkollat do të hapen më 24 mars

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski, në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Alsat tha se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e Koronavirusit. Ai tha se lëvizja e njerëzve është kufizuar shumë nëpër dogana dhe po ashtu janë marrë masat për të ndaluar hyrjen e personave nga shtetet me rrezik të lartë për në vendin tonë.

I kemi marrë të gjitha masat. Them që institucionet tona, MPB, Drejtoria e Doganave iu përmbahen dhe kjo zbatohet në kalimet kufitare. Nga pala greke kanë masat e tyre lidhur me lëvizjen e personave. Kështu që, kjo lëvizje e njerëzve është zvogëluar këtë periudhë. Dje morëm vendim ku ndalojmë hyrjen e personave nga shtetet me rrezik të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu që, të gjitha institucionet janë të gatshme, kemi mekanizma kontrollues për këtë se në çfarë mënyre zbatohen këto masa- tha Spasovski për 360 gradë.

Gjithashtu Kryeministri Olive Spasovski tha se nisja e procesit mësimor në vend nuk është e sigurt nëse do të rifillojë më 24 mars për shkak se duhet rishikuar si do të jetë situata deri atëherë me Koronavirusin.

Ne sollëm vendim për ndërprerje të mësimit në shkollat fillore, të mesme, institucionet e arsimit të lartë dhe institutet. Kjo ishte masë e cila ishte e rekomanduar dhe e patjetërsueshme për momentin me qëllim që rreziku të ulet në mënyrë drastike dhe në Ligjin për Arsim Fillor edhe Ligjin për Arsim të Mesëm ekzistojnë mekanizma se si të vihet deri tek kompensimi i mësimit për nxënësit. Tani vendimi është deri më datën 24, ajo nuk do të thotë se kjo nuk do të shtyhet nëse ka nevojë për një gjë të tillë- tha Spasovski./ALSAT/