Studimi: Tre kafe në ditë ndihmojnë në shëndetin e zemrës

Shpërndaje

Deri në tre filxhanë kafe në ditë ndihmojnë në shëndetin e zemrës, sipas hulumtimit të fundit nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë.

“Në dijeninë tonë, ky është studimi më i madh për të vlerësuar në mënyrë sistematike efektet kardiovaskulare pas konsumimit të rregullt të kafesë në një popullatë pa sëmundje kardiovaskulare,” tha autori i studimit Judit Simon, nga Qendra për Zemrën dhe Sëmundjet Kardiovaskulare, Universiteti Semmelweis, Budapest, Hungari.

Ai shprehet se rezultatet tregojnë që konsumi i rregullt i kafesë është i sigurt, pasi edhe marrja e sasisë së madhe të kafes në ditë nuk ishte e lidhur me rezultate të pafavorshme kardiovaskulare.
Edhe pse kafeja është ndër pijet më të konsumuara në botë, pak dihet për ndikimin afatgjatë të konsumit të rregullt në shëndetin kardiovaskular.
Ky studim hetoi lidhjen midis marrjes së zakonshme të kafesë dhe sulmit në zemër. Studimi përfshiu 468,629 pjesëmarrës të Biobank në Mbretërinë e Bashkuar pa shenja të sëmundjeve të zemrës në kohën e rekrutimit. Mosha mesatare ishte 56.2 vjeç dhe 55.8% ishin gra.

Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe sipas marrjes së tyre të zakonshme të kafesë: asnjë (nuk ka konsumuar kafe në baza të rregullta, 22.1%), i lehtë deri në mesatar (0.5 deri në 3 filxhanë në ditë, 58.4%) dhe i lartë (më shumë se 3 gota/ditë, 19.5%).

Studiuesit i kontrrolluan analizat të lidhura edhe me fakrorë të tjerë si: mosha, gjinia, pesha, gjatësia,konsumimi i duhanit, aktivitetin fizik, presionin e lartë të gjakut, diabetin, nivelin e kolesterolit, statusin socio -ekonomik dhe konsumimin e alkoolit, mishit, çajit, frutave dhe perime.

Krahasuar me ata që nuk pinë kafe, konsumi i lehtë deri në mesatar u shoqërua me një rrezik prej 12% më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet, 17% më i ulët rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 21% më pak rrezik për goditje në tru.

“Analiza e imazhit tregoi se në krahasim me pjesëmarrësit që nuk pinin kafe rregullisht, konsumatorët e përditshëm kishin zemra më të shëndetshme dhe funksiononin më mirë. Gjetjet tregojnë se konsumi i kafesë deri në 3 gota në ditë shoqërohet me rezultate të favorshme kardiovaskulare,” kanë shkruar studiuesit.(Science Daily, gazeta “Si”)