Lumir Abdixhiku abstenon në votimin e KP të LDK-së për koalicion me AAK-në dhe Nismën

Shpërndaje

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka abstenuar në votimin e sotëm të KP për një koalicion të mundshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës me AAK-në dhe Nismën nëse Presidenti i jep mandat LDK-së për formimin e Qeverisë.Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar vetë Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku është një ndër eksponentët e lartë të LDK-së që ishte shprehur edhe në fillim kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti së bashku me nënkryetaren e kësaj partie Vjosa Osmani dhe deputetin Haxhi Avdyli raporton Gazeta Blic.

Megjithatë, edhe në Kryesinë e LDK-së, kishte abstenuar ndaj mocionit të inicuar kundër Qeverisë Kurti.Burime të Gazeta Blic brenda kësaj subjekti bëjnë me dije se kundër një koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismën kanë votur edhe Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Fatmir Rexhepi dhe Faton Peci.