Qeveria fillon me masat lehtësuese, nga nesër fillon…

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sapo ka miratuar planin për lehtësimin e masave të ndërmara kundër COVID 19. Janë marrë disa masa lehtësuese për qytetarët, por edhe për sektorë të bizneseve.

Duke filluar prej nesër lehtësohen këto masa:

1. Qendra të mbyllura tregëtare – Molle (pa restorane dhe kafebare);

2. Transporti publik i qytetit;

3. Auto shkolla;

4. Treningje sportive në hapësira të hapura për sporte individuale;

5. Qendra për edukim, trajnim dhe seminare per të rritur, organizim i seancave të këshillave drejtues dhe konferenca;

6. Enti për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup.

Nga java tjeter do të fillon edhe faza e dytë e lehtësimeve e cila ka të bëjë me restoranet, kafebaret, sportet kolektive, transporti mes qyteteve etj.

Për të gjitha këto masa Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministries së Shëndetësisë ka përgatitur protokolle të veçanta me qëllim që të pengohet përhapja e virusit KOVID 19.

Në javët dhe ditët në vijim Komisioni për sëmundje infektive mund të propozoj ndryshim të masave.

Faleminderojmë qytetarët për respektimin e masave të deritanishme dhe njëkohëshisht të gjithë së bashku ti respektojmë protokolet e nevojshme gjatë lehtësimit të të njejtave..