Për vr.asjen e George Floyd, protestohet edhe në Londër

Shpërndaje

Qindra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Londrës për ta shprehur solidaritetin me protestuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vdekjen e George Floyd.

Në videon që u shpërnda me shpejtësi nëpër rrjetet sociale, një polic shihet duke e shkelur me gju në qafë George Floyd.Gjatë arrestimit, zëri i Floyd dëgjohet duke i treguar policit se nuk po mundet të marrë frymë, por pavarësisht kësaj, polici nuk i përfill ankesat e njeriut me ngjyrë.

Pak pas kësaj ngjarje, Floyd ka ndërruar jetë në një spital të Minneapolis, gjë që ka nxitur protesta nëpër disa qytetet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.