Pamje-Skandaloze: Mësuesja në Shkodër kryen gjeste të turpshme me nxënësin në shkollë

Shpërndaje

Një video skandaloze që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon një nxënës që përgatitet të dalë nga një zonë e një shkolle bashkë me një mësuese, me të cilën lihet të kuptohet se ka kryer akte të turpshme, në mos më keq, marrëdhënie sek*suale. Në pamje shihet që gruaja në video, e cila supozohet se është mësuesja, ngre pantallonat dhe nis të rregullohet.

Edhe nxënësi, që në dukje është i mitur, fillon të sistemojë veshjet pas momenteve me mësuesen. Videoja është publikuar nga një faqe në rrjetet sociale me emrin “Antidr*oga”, dhe administratorët pretendojnë se videoja është xhiruar në qytetin e Shkodrës.

Në komunikim me redaksinë e Dosja.al, faqja virale që ka publikuar një sërë skandalesh, thonë se personi që dërgoi pamjet raporton se janë xhiruar në një shkollë në Shkodër. “Personi që e ka dërguar thotë që është̈ në Shkodër”, shkruan Antidr*oga.al.

Pamjet janë të rënda dhe autoritetet duhet të marrin masat për t’i verifikuar se ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.