Bahtiri ndihmon me 5 mijë euro nga buxheti personal, 19 vjeçaren e cila vuan nga një sëmundje e rëndë

Shpërndaje

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka ndarë para nga buxheti i tij personal për Nazlije Sherifin, 19 vjeçaren e cila vuan nga një sëmundje e rëndë e për të cilën po kërkohen para për t’u shëruar jashtë vendit.

Këtë Bahtiri e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.

Ai fton edhe qytetarët tjerë të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

Postimi i plotë:

Pasi që jam jashtë vendit, nga mediat mora lajmin se një vajzë e re nga Mitrovica ka probleme serioze shëndetësore dhe i duhet një shumë e konsiderueshme e të hollave për sigurimin dhe transplatimin e veshkës, ku jam ndjerë jashtëzakonisht keq dhe jam lutur shumë për shërimin e saj.

Me këtë rast kam vendosur që të kontribuoj me 5 mijë euro nga buxheti personal për grumbullimin e shumës së nevojshme, e cila i nevojitet 19 vjeçares Nazlije Sherifi.

Sikur shteti ynë të kishte sistem shëndetësor normal, atëherë nuk do të kishin nevojë qytetarët të organizohen në baza ditore për grumbullimin e parave për shërimin e të sëmurëve anekënd Kosovës.

Ftoj të gjithë personat që kanë mundësi, që të kontribuojnë për shërimin e Nazlije Sherifit.