Avni Dehari: Falemnderit të gjithëve për përkrahjen e madhe!

Shpërndaje

Për kthesën e madhe të vulosur me vullnetin e shprehur me votë më 14 shkurt 2021 dhe për mbështetjen e kandidaturës sime për deputet të LËVIZJES VETËVENDOSJE! i falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët tanë me të drejtë vote kudo që gjenden!

I falënderoj po ashtu edhe të gjithë qytetarët dhe të gjithë mërgimtarët pa të drejtë vote që me vizita, me telefonata dhe me mesazhe në rrjetet e ndryshme sociale me shpirt e me zemër më kanë qëndruar pranë dhe më kanë dhënë shpresë e forcë të bëhem pjesë e kësaj fryme demokratike që më 14 shkurt 2021 shënoi kthesën e madhe për drejtësi, për barazi dhe për zhvillim në Kosovë!

Botërisht dua t’ju garantoj se vullneti dhe përkushtimi për ta jetësuar ndryshimin, që me votë është vulosur më 14 shkurt 2021, nuk do të na mungojë kurrë.

Ky falënderim dhe ky premtim njëherësh le të jenë edhe përgjigje e përbashkët për të gjithë ata që më kanë mbështetur me shkrim e me telefonata gjatë gjithë kohës së fushatës.