Goal: Real Madridi me ofertë 220 milionë euro për Mbappe

Shpërndaje

Portali me lajme të futbollit ka lajmëruar se Real Madridi ka bërë një ofertë prej 220 milionë euro për Mbappe

Saga e Kylian Mbappes pritet që të marrë fund sonte.

A do t’i bashkohet ai Real Madridit në ditën e fundit të afatit kalimtar apo jo kjo mbetet të shihet.

Përndryshe, sulmuesi i talentuar francez ka vetëm edhe një vit kontratë me PSG dhe nëse nuk transferohet sonte ai mund të kalojë të klubi madrilen pa para vitin e ardhshëm.

Megjithatë, kjo ka mundësi që të ndodh sonte, gjithnjë sipas portalit të futbollit, goal.com.

“Real Madridi ka bërë ofertë prej 220 milionë euro për Kylian Mbappe sonte, por PSG ende nuk i është përgjigjur”, ka shkruar ky portal në Twitter.