Aksident i rëndë në Kroaci, humbë jetë shoferi nga Maqedonia e Veriut (Foto/Video)

Shpërndaje

Një shofer kamioni nga Maqedonia e Veriut humbi jetën në një aksident të rëndë në Kroaci kur u përplas me një autobus me pasagjerë.

46-vjeçari që ngiste kamionin, për fat të keq vdiq dje në vend gjatë transportimit të pjesëve metalike për automjete. Ende nuk dihet se si ka humbur kontrollin, ndërsa hetuesit po bëjnë punën e tyre.

Ai goditi një autobus dhe nga një goditje e tmerrshme dhe e fuqishme ra nga kabina dhe pastaj u rrëzua në një kanal, ndërsa në autobus pasagjerët u përplasen në ulëse, duke u lënduar disa prej tyre.

Fatmirësisht në këtë aksident nuk u përfshinë makinat tjera.

VIDEO