Aksidenti në qarkoren e Shkupit, vd*es njëri nga policët e lënduar

Shpërndaje

Bilanci i të vde*kurve nga aksidenti në qarkoren e Shkupit ka shkuar në dy. Sipas informacioneve të fundit pas lën dimeve të mara nga aks identi ka ndërruar jetë edhe polici shqiptar Safet Bajrami, i cili sa po kishte marrë vendimin e punës.

Ndryshe, në qarkoren e Shkupit rrugës për në Kosovë ka ndodhur një aks ident tra gjik ku në vendngjarje jetën ka humbur shoferi i makinës së përfshirë nga fla kët pas aks identit.

Aks identi ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një veturë të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka god itur veturën BMW e cila pas god itjes është përplasur me veturën e policisë së markës Skoda Yeti. Vetura BMW është përfshirë nga flakët, ku edhe si pasojë në vendngjarje ka humbur jetën shoferi, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit ishin transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”, ku pas disa orëve edhe ndërroj jetë polici Safet Bajrami.

Më poshtë ju sjellim edhe detaje shtesë:

Safet Bajrami, është njëri nga dy policët i cili vdiq në spital nga plagët e marra nga aksidenti fatal në qarkoren e Shkupit, shkruan TetovaSot. Një aksident tragjik më herët në vendin e ngjarjes vdiq në vend pasagjeri në automjetin “BMW”, kurse edhe dy të tjerë mbeten me plagë të rënda njëri nga ta është polic.

Bajrami ishte pjesë e një patrulle policore, i cili mbeti me plagë të rënda gjatë kryerjes së detyrës.

Më herët, Prokuroria Publike njoftoi se prokurori publik në detyrë kishte inspektuar vendin e aksidentit të rëndë të trafikut në qarkoren e Shkupit.

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ndodhi kur një patrullë e policisë së trafikut ndaloi një automjet të tipit “BMW: me targa të Gostivarit që po ngiste me shpejtësi më të madhe se sa lejohej. Ndërsa zyrtarët e policisë biseduan me shoferin e makinës, një kamion me targa të Shkupit i goditi ata. Nga goditja, automjeti BMW shpërtheu në zjarr dhe u dogj plotësisht. Në vend, jetën e humbi pasagjeri në makinën BMW.