“El Cheka” hap facebook dhe poston përsëri përgjime

Shpërndaje

I ashtuquajturi “El Cheka” pas tre ditë pauzë sot përsëri ka hapur facebook të ri ku ka vazhduar me publikimin e bo.mbave për zyrtarët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“El Cheka”-s çdo ditë i mbyllen faqet e facebookut por ai hap tjera dhe i poston përgjimet.

Sot nga përgjimet që dëgjohen janë protagonist Kryetari i Bdi-së Ali Ahmeti si dhe Musa Xhaferi ku ky i fundit intervenon në stacionin e Prilepit që të ia lëshojnë vllaun e arr.estuar nga ana e policisë.

Si dhe Ali Ahmeti duke biseduar me Blerim Bexhetin për të intervenuar në gjyqësorë.

Pas disa orëve të hapjes të një profili të El Chekës, pasi ka publikuar disa bomba lidhur me përgjimet e krerëve të BDI-së, sërish profili i tij është myllur, ku për momentin El Chekën nuk mund ta shohim në facebook.