Erdogan dëshmitari në dasmën e Özilit, debate në Gjermani

Shpërndaje

Futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Özil, ish-lojtari i kombëtares gjermane u martua me miss-in turk, Amine Gülse.

Presidenti turk, Erdogan ishte dëshmitar në kurorëzimin e martesës së Özilit.

Gjysmë ore qëndroi presidenti turk, njoftoi agjencia Anadolu, por koha mjaftoi për kurorëzimin e Özilit.

Në mediat sociale Özil ka bërë të ditur se do t’u mundësojë operacionet 1000 fëmijëve të sëmurë.

Verën e kaluar Özil ndezi debat në Gjermani, pas publikimit të një fotoje të tij e lojtarit tjetër, Ilkay Gündogan bashkë me Erdogan.

Ai dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane duke folur “për racizëm dhe mungesë respekti“.