Kjo është gruaja që filmoi inci*dentin në aeroplan (VIDEO)

Shpërndaje

Mirjeta Basha qëndroi për dy ditë në Kosovë. Ajo që ishte planifikuar të jetë një pushim i shkurtër relaksues, përfundoi si një tme*rr i vërtetë.

Gjatë kthimit për në shtëpinë e saj në Bazel të dielën, 31 vjeçarja nga Aargau përjetoi tme*rrin dhe pa vde*kjen me sy, bashkë me pasagjerët tjerë, shkruan Blick.

VIDEO

“Filloi 10 minuta pasi aeroplani u ngrit në qiell”, u shpreh Basha për Blick. Krejt rastësisht aeroplani i agjencisë bullgare ALK filloi të dridhej. Dridhjet bëheshin gjithnjë e më të forta.

Njerëzit egërsisht brohoritnin të frikësuar për jetën e tyre, mendova se do të vdi*snim të gjithë”, ka shtuar Basha.

Ekipi në kabinën e aeroplanit tentoi që përkundër turbulencave të mëdha të qetësojnë pasagjerët. Por, për Mirjeta Bashën situata nuk ishte aspak normale. Ajo ngrit telefonin dhe filmoi horr*orin e fluturimit nga vendi ku ajo po qëndronte.

Nga video e saj shihet se sa fuqishëm aeroplani i saj i tipit Boeing B737-300 dridhej. Një pasagjere që ishte duke ecur nëpër aeroplan me pije, rastësisht përplaset në dysheme teksa pijet bien mbi pasagjerët tjerë.

Në Bazel prisnin autoambulanca dhe ekipe të zjarrfikësve. Një tjetër grua e cila ishte në udhëtimin horr*or nga Prishtina drejt Baselit, po ashtu u shpreh në Facebook: “Gjësendet fluturonin përreth nesh, kurse rripat po këputeshin. Njerëzit ishin të lënduar dhe të tjerë të përgjakur”.