LAJMI FUNDIT/ Policia e Tetovës përgatit arr.estimin e autorëve të grafitëve anti-BDI?!

Shpërndaje

Qytetarët e Tetova dje u zgjuan ndryshe, duke parë rrugët e mbishkruara për dë.bime të funksionarëve të BDI-së nga Tetova dhe politika në përgjithësi. Edhe përkundër faktit që autorët e grafiteve kanë zhvilluar këtë aksion gueril i cili në shumë vende bashkëkohore ndodh thuajse çdo ditë, por si duket BDI ka ushtruar presion ndaj organeve të rendit pasi që burime brenda MPB Tetovë thonë se tashmë, policia e Tetovës ka nisur procedurë hetimore për autorët e grafiteve ku siç thuhet po pretendohet edhe arrestimi i aktivistëve në fjalë.

Si duket kjo atmosferë e tensionuar ka sjellë edhe reagimet e para nga qytetarët e Tetovës të cilët po mobilizohen për të dalë në protesta masive pas disa deklaratave në TV-të lokale se nëse arrestohen të rinjtë tetovar, qytetarët e Tetovës përmes protestave do kërkojnë dislokimin e selisë së BDI-në nga Reçica e Vogël.

Ky aksion gueril i rinistëve të Lëvizjes BESA, sipas informatave që siguroi redaksia TopAlNews, ka shkaktuar nervozizëm tek BDI pasi që nga kjo parti duke përdor pushtetin në MPB janë duke përgatitur plan për arrestimin e të rinjëve opozitarë të Lëvizjes Besa.