“Më shpejtë nga Prishtina në kufi, se nga Bllaca në Shkup që me vite e premton Bujar Osmani” (VIDEO)

Shpërndaje

Këta shoferët që udhëtojnë nga Kosova drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut thonë se pas ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, ju ka ndodhur që më shpejtë të përshkojnë 60 kilometra nga Prishtina deri në kufi, sesa 12 kilometrat nga Bllaca deri në Shkup. Para kamerës së gazetës Lajm, shtetasit kosovarë thanë se pas ndërtimit të autostradës, distanca deri në pikën kufitare “Hani Elezit” është shkurtuar shumë, por ankohen se nga rruga deri në Shkup, që i’u merr shumë kohë.

Por, pavarësisht thirrjeve të qytetarëve dhe premtimeve të politikavëve, autostrada Shkup-Bllacë prej rreth 12 kilometrash që kërkohet prej vitesh nuk pritet të jetë gati para vitit 2023. Ndërtimi i dy kilometrave të para ishte para paraparë të fillonte në pranverë, por së fundmi autoritetet maqedonase kanë njoftuar se punimet janë prolonguar për në vjeshtë. Pjesa tjetër e mbetur prej rreth 10 kilometrash do të fillojë të ndërtohet në sezonin e ardhshëm ndërtimor.

Shoferët bëjnë thirrje autoriteteve maqedonase që sa më parë të fillojnë me ndërtimin e autostradës nga pika kufitare Bllacë deri në Shkup.

Ndërkohë, gjatë vizitës në pikën kufitare me Kosovës, ekipi i gazetës Lajm ka vërejtur se situata në kufi i është rikthyer normalitetit pas pritjeve të gjata që u raportuan për disa ditë me radhë në “Bllacë”.

Pas ankesave të shumta, autoritetet policore në kufirin e Maqedonisë së Veriut, u arsyetuan se shkak për pritjet e gjata ishte bërë ndryshimi i sistemit në kufi që ka ngadalësuar procedura e kontrollit të dokumenteve. /Gazeta Lajm