Momenti kur Ruiz nokuaton Joshuan dhe shpallet kampion i botës (VIDEO)

Shpërndaje

Kampioni botëror i peshave të rënda në boks, britaniku Anthony Joshua, ka pësuar një humbje që rrallëkush e ka pritur.

Meçi i parë i tij në Shtetet e Bashkuara u kthye në makth për të.

Kampioni në WBA, IBF dhe WBO, është mposhtur nga amerikani me origjinë meksikane Andy Ruiz, të shtunën në New York, raporton Le Figaro.

Britaniku ka rënë katër herë në dysheme.

Joshua megjithatë e kishte nisur mirë duelin, duke e rrëzuar në dysheme kundërshtarin, i cili megjithatë arriti të këndellet, duke e rrëzuar Joshuan dy here para fundit të rundit të 3-të.

Momenti kur Andy Ruiz Jr nokuaton Joshuan dhe shpallet kampion i botes. Momenti kur Andy Ruiz Jr nokuaton Joshuan dhe shpallet kampion i botes VIDEO