MPB jep detaje rreth aksidentit në rrugën Shkup-Tetovë në afërsi të Llaskarcës (Foto)

Shpërndaje

Pasditen e djeshme një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur në afërsi të fshatit Llaskarcë dhe Bukoviç, ku u përplasën tre makina. Gjatë ditës së sotme MPB ka dhënë informacione shtesë rreth aksidentit.

“Dje rreth orës 16:15 në autostradën “Nënë Tereza” në rrethinën e fshatit Bukoviç, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre makina, respektivisht makinë e tipit “Fiat Seichento” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga A.D. (43) nga fshati Trubarevë, makinës “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga A.S. (26) nga Novo Sella e Tetovës, dhe makina “Peugeot Biper” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga E.R.(36) nga Shkupi. Gjatë aksidentit janë lënduar tre shoferët dhe bashkëudhëtarja e makinës Peugeot Biper”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.