Ndërpresin dasmën për të votuar (FOTO LAJM)

Shpërndaje

Shqiptarët iu janë bashkuar sot qendrave të votimit për të hedhur votën e tyre. Drejt kutive të votimit është drejtuar sot dhe një çift, që po martohej pikërisht sot. Fotoja e çiftit duke votuar është publikuar në “Facebook” nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit e cilëson këtë foto si “Foto të Ditës”, ndërsa shkruan se çifti i ri ka lënë disa minuta dasmën, për të shkuar në votim. “Photo of the Day😄: një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit”, shkruan Balla.