Njihuni me aktoren ruse, që vrapoi mes “yjeve” të Championsit (FOTO)

Shpërndaje

Një femër e veshur me bikini “pushtoi” fushën e blertë të stadiumit “Wanda Metropolitana” në Madrid, ndërkohë që po luhej pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Vrapimi i saj në fushë shtangu futbollistët dhe të 68 mijë të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërsa edhe forcat e sigurisë u vunë në siklet, ndërkohë që po tentonin ta largonin jashtë katërkëndëshit të blertë.

Vetëm pak minuta më vonë, mediat mësuan se vajza që “mësyu” terrenin e stadiumit në Madrid, ishte aktorja 21-vjeçare ruse, Kinsey Wolanksi, e cila gjeti një mënyrë ideale për të rritur ndjeshëm popullaritetin e saj.

Kjo pasi përpara zbritjes në fushë, Kinsey ndiqej nga vetëm 110 mijë fansa në Instagram, ndërsa 30 minuta pas vrapimit mes yjeve të Championsit, numri i fansave kaloi shifrën 530 mijë dhe vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.