Rama: Meta e Berisha duan kaos si 1997, ta harrojnë se mund të më heqin

Shpërndaje

Nëpërmjet një fjalimi që zgjati afro 1 orë në parlament, kryeministri Rama folime tone të ashpra nga fillimi deri në fund kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës. Kreu I qeverisë nuk ngurojë të heqë paralelizma mes akteve dhe vendimeve të Ilir Metës, që sipas tij nuk I ndërmerrte as një president medioker si Bujar Nishani. Rama shtoi se presidenti Meta nuk ka të drejtë të dalë jashtë kompetencave të veta duke shkelur kushtetutën e cila përcakton vetëm dy data për zgjedhjet lokale.

Presidenti nuk mund të heqë të drejtën popullit për të zgjedhur. Ai s;ka të drejtë të vendosë asgjë, zero në këtë rast përveç asaj që I tregon kushtetuta dhe kodi zgjedhor. Ka dy data dhe ai duhet të zgjedhë. Në 2017 kur ramë dakord për shtyrje zgjedhjesh Bujar Nishani na e kërkoi me shkrim deklaratën për shtyrjen vetëm një javë të zgjedhjeve dhe ajo u realizua vetëm pasi letra shkoi te Nishani. Ai nuk e intepretonte kushtetutën sipas vetes apo politikës dhe pse shumë herë shkonte pas avazit, asnjëherë nuk e vuri firmën e tij dhe kompetencat mbi kushtetutën. U desh të bëhej president Ilir Meta, për të marrë shembull Bujar Nishanin presidentin më mediokër. Dhe Ilir Meta do të bëhej për të shënuar në historinë e botës për ç’firmosje. U desh të bëhej Meta president që historia botërore të njihej me një filozofi të padëgjuar. Gjithë filozofet grek janë rrotulluar në varret e tyre kur kanë marrë vesh ketë filozofi. Pse vallë Meta e bëri këtë ndërhyrje antikushtetuese dhe antilogjike në mes të fushatës zgjedhore. Vendimi I tij ishte kur SHBA dënoi dhunën, kërcënimin e zgjedhjeve dhe dhunën në protestë du ke bërë me gisht dy persona Bashën dhe Kryemadhin. Disa thonë se ai ndërhyri për të shpëtuar revolucionin imagjinar të Bashës e Kryemadhit. Të tjerë bëjnë me dije se Meta e zhbëri firmën e tij si një llum kafejë të mbetur në fund të filxhanit.

Rama shtoi se dy frymezuesit e planit politik për ta larguar atë nga pushteti nuk kanë për tia arritur kurrë këtij qëllimi.

Dy frymëzuesit e këtij plani Berisha dhe Meta që mendojnë se do më largojnë me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës nuk kanë për tja arritur. Dy ustallarët e kanë qitjen më të largët, jam unë shënjestra që duket, koka që ju duhet për tu paraqitur në bulavard. Prerja e kërpudhave në këtë gjah politik nuk jam unë por Shqipëria që duhet të kapërcejë pragun e negociatave.

Kryeministri shkon më tej kur thotë se dyshja Meta-Berisha të mbështetur nga Kryemadhi e Basha kërkojnë kaos dhe jo shtyrje zgjedhjesh.

Plani është i qartë për mbijetesën politike të atyre qe e kanë përceptuar për të goditur pa asnjë mëshirë jo mua, jo ne, por reformën në drejtësi. Pjesë e këtij plani ishte edhe publikimi I përgjimeve në tabloidin gjerman që ishin aty të pa publikuara. Meta dhe Berisha nuk duan shtyrje zgjedhjesh por kaos në jetën institucionale të vendit. Duan të pengojnë hapjen e negociatave, në vend që Shqipëria të ec dhe të kapë trenin e 2025 ato duan të kujtojnë vitin 1997. Ja pra kjo është arsye e fortë që ne duhet të bëjmë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të mos ndjekim katër aventurierët që duan ta shkatërrojnë Shqipërinë si veten e tyre.