Thirrje drejtuar qytetarëve të Shqipërisë

Shpërndaje

MOS E DIGJNI VETEN DHE SHTETIN PËR INTERESA TË BANDAVE POLITIKE-KRI*MINALE!

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Çfarë u përgatitet shqiptarëve dhe Shqipërisë më 30 qershor, kur partia në qeveri, duke i keqpërdorur edhe orgenet e pushtetit, me çdo kusht tenton t’i mbajë zgjedhjet vendore të radhës, ndërsa partitë e opozitës dhe përkrahësit e tyre me çdo kusht duan t’i pengojnë dhe ndalojnë ato?

Çfarë fshihet pas këtij plani për konfrontim të hapur, përplasje dhe gjakderdhje mes shqiptarëve, në vend të dialogut politik pa kushte dhe marrëveshjes për zgjidhjen e krizës së thellë politike, të krijuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm?

Kriza politike dhe revolta e qytetarëve ka kohë që rritet në Shqipëri, por kjo revoltë është mes popullit ndaj pushtetit jodemokratik e mafioz, jo përkrahje e luftës për pushtet mes drejtuesve të partive politike të pozitës dhe opozitës, të cilët për korrupsion, kri*me, abuzime me pushtetin dhe shitje të interesave kombëtare, i ngjajnë njëri-tjetrit si veza-vezës.

Një pjesë të fajit në këtë çështje mban edhe faktori ndërkombëtar, meqë ai gjatë gjithë kohës është angazhuar dhe angazhohet vetëm për shuarjen e zjarrit, jo edhe për parandalimin e shpërthimit të tij, si në vitin 1997, në raste të tjera, siç nuk është i vendosur dhe i prerë edhe tani, me pak përjashtime.

Kush dhe pse i shtyn shqiptarët në vëllavrasje dhe Shqipërinë dëshiron ta sheh të përgjakur dhe në kaos?

Vetëm shqiptarët e bashkuar rreth idealit kombëtar, duke i lënë mënjanë interesat personale dhe grupore, interesat politike, partiake dhe të tjera, mund ta parandalojnë këFtë komplot, këtë luftë vëllavrasëse për interesa të bandave politike-kri*minale që aktualisht e qeverisin vendin dhe për interesa të huaja.

Armiku ynë i përbashkët janë drejtuesit aktualë të partive, jo anëtarët e partive dhe përkrahësit e tyre, jo qytetarët e mashtruar dhe manipuluar, jo njerëzit hallexhi të cilëve u kanë mbetur vetëm dy rrugë të vetme: të ikin nga vendi, ose të luftojnë për demokraci dhe linë e tyre, për mbrojtjen e SHTETIT!

Qytetarët e Shqipërisë, shërbimin më të madh ndaj vetvetes, familjeve të tyre, kombit dhe shtetit, do t’ia bëjnë nëse më 30 qershor nuk dalin nga shtëpitë e tyre dhe nuk bëhen pjesë e komplotit ndaj shtetit, atdheut të tyre!

Shqipëria është e shqiptarëve, jo e të huajve, e kri*minelëve, mafiozëve, mercenarëve dhe tradhtarëve!